Edmond Spaho caktohet drejtues politik i PD-së për Korçën

Nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë.

Na ndajnë rreth tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Demokratike është në përmbyllje procesit në Korçë, pasi më parë janë caktuar drejtuesit politik  në Durrës,Ed Paloka, në Elbasan, Gazmend Bardhi , në Shkodër, Helidon Bushati , në Lezhë, Mark Marku , Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë.

Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën, Partia Demokratike nuk ka caktuar ende drejtuesit e saj politikë, me të cilët do të garojë në prill.