Ekonomia e SHBA goditet nga Covid-19, vetëm në 5 javë 26 milionë të papunë

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.

Një numër rekord prej 26 milion amerikanësh paraqitën kërkesë për pagesë papunësie gjatë pesë javëve të fundit, ndërkohë që pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë e vendit.

Sipas të dhënave të publikuara sot, vetëm javën e kaluar numrit të të papunëve iu shtuan edhe 4,4 milion persona të tjerë.

Qindra anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të mblidhen të enjten në Uashington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh, shkruan OraNews.

Ajo është pjesë e paketës së përgjithshme stimuluese prej mëse 2 trilion dollarësh, më e madhja e këtij lloji në historinë e SHBA për të përballuar krizën e koronavirusit.

SHBA është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.

Deri më tani në vend janë shënuar 47,684 viktima dhe janë regjistruar 849,092 të infektuar.