Ekonomia e tretë më e madhe në botë bie në recesion

Ky është tremujori i dytë i rënies, që do të thotë që Japonia tani ka hyrë në recesion.

Ekonomia e Japonisë ka hyrë në recesion dhe pandemia e koronavirusit ka të ngjarë ti bëjë gjërat edhe më keq.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë u tkurr me 0.9 për qind në periudhën janar-mars në krahasim me tremujorin paraardhës, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara të hënën.

Ky është tremujori i dytë i rënies, që do të thotë që Japonia tani ka hyrë në recesion.

Ekonomia e Japonisë ishte duke luftuar që para shpërthimit, pasi aktiviteti ekonomik u tkurr edhe në fund të vitit të kaluar pasi qeveria vendosi një rritje të taksës së shitjeve, gjithashtu vendi u përfshi edhe nga një stuhi e fuqishme vjeshtën e kaluar.

Tom Learmouth, ekonomist japonez për Capital Ekonomi, tha në një shënim hulumtimi se “shumë më keq” do të vijë tremujori i dytë, duke parashikuar një rënie prej 12 për qind nga tremujori në tremujor./CNN