Ekonomia Maqedonase rritet me 4.1%

Eksportet parashikohet të rriten me 14%, investimet bruto pritet të rriten me 7.7%, ndërsa konsumi privat dhe publik parashikohen të rriten përkatësisht me 3.5% dhe 4.3% këtë vit. Shkalla e punësimit pritet të rritet me 1.9% në vitin 2021, shtoi Zaev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut parashikon që ekonomia e vendit të zgjerohet me 4.1% në vitin 2020, mbështetur nga rritja e eksporteve, investimeve dhe konsumit privat dhe publik, tha të enjten, kryeministri Zoran Zaev.

Rimëkëmbja ekonomike globale dhe rritja e konsumit të brendshëm, nxitur nga masat për zbutjen e ndikimit ekonomik të Covid-19 duhet të stimulojnë rritjen ekonomike të vendit, tha Zaev në një konferencë për shtyp të transmetuar në kanalin qeveritar në YouTube.

Eksportet parashikohet të rriten me 14%, investimet bruto pritet të rriten me 7.7%, ndërsa konsumi privat dhe publik parashikohen të rriten përkatësisht me 3.5% dhe 4.3% këtë vit. Shkalla e punësimit pritet të rritet me 1.9% në vitin 2021, shtoi Zaev.

Qeveria, deri tani, ka shpenzuar rreth 860 milionë euro (1.02 miliardë dollarë) në katër paketa stimuluese Covid-19, ku rreth 82% e të cilave janë zbatuar, tha kryeministri. Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi në shkurt një paketë të pestë të ndihmës kundër koronavirusit, me vlerë 9.7 miliardë dinarë (185 milionë dollarë/156 milionë euro). Parlamenti nuk e ka miratuar ende paketën.

Fatmir Besimi, ministri i Financave, tha të enjten në konferencën për shtyp se të ardhurat nga taksat dhe kontributet janë 5% më të larta që nga fillimi i vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të rritet me 3.8% në vitin 2021, ndërsa Banka Botërore ka parashikuar një rritje prej 3.6%.