EKSKLUZIVE/ “Guxim kam por jo deri këtu”, zbardhen bisedat e kontrollorëve, Mezini: Mua dhe Lolën na pushuan, kemi prekur fundin! (Fezga rezervoi 25 dhoma dyshe në Rinas

Në material pretendohet se kontrollorët kishin prenotuar edhe dhoma Hoteli në momentin që do të nevojitej fjetja në hotel.

Pjesë nga dosja për Armando Fezgën: 

Më datë 07.04.2021. në Sekretarinë e Prokurorisë së pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është depozituar materiali kallëzues i dërguar nga shoqëria Albcontrol Sh.A, me anë të së cilës janë kallëzuar penalisht shtetasit Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim. Nga tërësia e veprimeve hetimore të tilla si kqyrja e aparatit celular në posedim nga shtertasit Armando Fezga është kontatuar se ky shtetas ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, me shtetasin Eldi Dervishi të cilit më datë 06.04.2021, ora 11:34, i shkruan “Nokut ja ka plotësu Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati, hë në fund do e nisin”. Më pas, në komunikimin në grup të datës 06.04.2021, ora 04:25, kontakti i regjistruar me emrin Hajredini i shkruan shtetasit Armando “Po unë them duhet të bëni dhe tokai, jo vetëm atë”, ndërsa kontakti Klesti shkruan “Mylle kullën”. Shtetësi Hajredin i përgjigjet “Se nuk pi ujë, guxim kam po jo deri këtu, se ato letra i djeg Maxi me çakmak prapa ndërmarrjes.”

Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes tyre nga shtetasi Armando Fezga me persona të ndryshëm rezulton se ky shtetas më datë 7 .04.2021 ka rezervuar gjithsej 25 dhoma dyshe për stafin e kontrollorëve të Albcontrol sh.a në Hotel Airport Tirana.
Gjithashtu nga deklarimet provohet se shtetasit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin e rëndësisë së veccantë. Kryerja e këtyre veprimeve në datat 06.04.2021 dhe 07.04.2021 kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin Nënë Tereza, Tiranë, duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve. Këta shtetasë me veprimet dhe mosveprimet e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të shtetasve (udhëtarëve) si dhe personit juridik.