6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Ekspertët nga Turqia trajnojnë bletërritësit shqiptarë

Trajnimi për 25 persona në teori dhe praktikë nga ekspertë dhe profesorë nga Turqia u organizua në datat 25 tetor-1 nëntor me pjesëmarrjen e bletërritësve, veterinerëve dhe trajnuesve shqiptarë të bletërritësve nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka organizuar aktivitetin e ndarjes së certifikatave për bletërritësit dhe trajnuesit e bletërritësve shqiptarë të trajnuar nga TIKA, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në Njësinë Administrative Paskuqan, në Qarkun e Tiranës, ishin të pranishëm koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtues të Federatës Kombëtare të Bletërritësve të Shqipërisë, trajnues dhe bletërritës.

Prof. Dr. Levent Aydin, një nga trajnuesit nga Turqia, për AA tha se gjatë trajnimit kanë trajtuar disa problematika në lidhje bletarinë, si dhe trajtimet për sëmundjet dhe dëmtimet e bletëve.

“Edhe në mënyrë praktike jam përpjekur të shpjegoj problematikat që kanë bletët. Në këtë seminar të organizuar nga TIKA ne patëm shkëmbime informacioni me trajnuesit që janë në Shqipëri për bletarinë dhe ishte një ambient shumë miqësor. Kemi pa që në gjithë botën, në bletërritje ka të njëjtat problematika, të njëjtat sëmundje dhe kemi parë dhe mënyrat se si mund t’i zgjidhim këto probleme”, tha Aydin.

Ai theksoi se personat që morën pjesë në këtë trajnim do të trajnojnë më mirë bletërritësit në Shqipëri.

Eugen Skermo, nënkryetar i Federatës Kombëtare të Bletërritësve të Shqipërisë, për AA tha se ky trajnim ka qenë shumë i suksesshëm për bletërritësit shqiptarë dhe për federatën që ai përfaqëson.

“Ndoshta për herë të parë në Shqipëri organizohet një lloj trajnimi i tillë nga profesorët turq. Ishte një trajnim shumë intensiv dhe në të gjitha ditët kemi marrë leksione shumë të gjata. Ka pasur shumë vlerë që kemi marrë informacion, gjë që ne nuk kemi pas mundësi ku ta marrim. Ky(trajnim) ka dhënë goxha vlerë edhe për trajnuesit e ardhshëm edhe për bletërritësit”, u shpreh Skermo.

Trajnimi për 25 persona në teori dhe praktikë nga ekspertë dhe profesorë nga Turqia u organizua në datat 25 tetor-1 nëntor në Qarkun e Tiranës me pjesëmarrjen e bletërritësve, veterinerëve dhe trajnuesve shqiptarë të bletërritësve nga të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme