Elbasan, 25-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

Dyshohet se 25-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe është mbytur aksidentalisht.

Në liqenin e Belshit një 25-vjeçar është gjetur i mbytur.

Mësohet se shtetasi Erik Hysa., 25 vjeç është banues në Belsh. Dyshohet se 25-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe është mbytur aksidentalisht.

Burime nga Policia bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

 Cërrik/ Informacion paraprak

Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë  është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al