Elbasan, digjen dy makinat e ish-kryetarit të Gjykatës, Arben Vrioni

Deri më tani dyshohet se të dy makinave zjarri u është vënë qëllimisht pasi automjetet kanë qenë larg njëra tjetrës.

Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë.

Dyshohet se makinat janë të dyja në pronësi të ish-kryetarit të gjykatës A.V.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, transmeton gazeta Dita.

Deri më tani dyshohet se të dy makinave zjarri u është vënë qëllimisht pasi automjetet kanë qenë larg njëra tjetrës.

A.V në nëntor të vitit që lamë pas u shkarkua nga detyra si gjykatës, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti parregullsi në të kaluarën e tij.

KPK në atë kohë sqaroi se A.V u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.