Kuzhina e një lokali është përfshirë nga flakët në Elbasan, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, transmeton Ora News.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të frikësuar.


