5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

Elbasan, sekuestrohen drogë e armë, tre persona në pranga

Policia e qytetit të Elbasanit ka zhvilluar dy operacione ku janë sekuestruar drogë, armë si dhe tre persona janë vënë në pranga.

Operacioni i parë është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku është kapur në flagrancë S H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues Elbasan në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.

Arrestimi i adoleshentit u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.

Policia  arrit identifikimi dhe kapja e tij rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë 51 vjeçarin me inicialet G.M, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë.

Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy persona me 26 doza heroinë, raporton “TVKlan”.

Në pranga ranë : Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga verifikimet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, (gjithsej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lëndës narkotike.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme