Elon Musk demonstron teknologjinë e kontrollit të pajisjeve me mendje

Musk thotë se çipe të tilla mund të përdoren për të kuruar sëmundje si dementia, parkinson apo dëmtime të shtyllës kurrizore.

Siç kishte premtuar Elon Musk demonstroi teknologjinë e cila do të përdoret për të kontrolluar pajisje me mendje me një derrkuc i cili kishte një çip në madhësinë e një monedhe në tru.

Startupi i Musk Neuralink aplikoi vitin e kaluar për të nisur testimet tek njerëzit. Teknologjia do të mundësonte njerëzve me probleme neurologjike të kontrollojnë telefonët dhe kompjuterët me trurin e tyre.

Musk thotë se çipe të tilla mund të përdoren për të kuruar sëmundje si dementia, parkinson apo dëmtime të shtyllës kurrizore.

Por për Musk ky është hapi i parë drejt epokës së super njeriut i cili do të jetë i aftë të përballë inteligjencën artificiale e cila është aq e fuqishme sipas tij saqë mund të shkatërrojë rracën njerëzore.

Derrkuci i quajtur Gertrude është një prej tre derrkucëve që kanë qenë pjesë e testimeve. Ndërsa hante, trurin tregon një grafik i cili gjurmonte aktivitetin nervor.

Themeluar në 2017-ën, Neuralink ka punuar për të rekrutuar shkencëtarë, diçka që Musk e reklamonte në Twitter muajin e kaluar.

Pajisja që ka krijuar përmban mbi 3,000 elektroda të cilat mund të monitorojnë aktivitetin e 1,000 neuroneve. /PCWorld Albanian