21.5 C
Tiranë
Thursday, September 23, 2021

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, për herë të parë vizitoi vendin tonë si turist në 1997

Ambasada thekson se SHBA mezi pret që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.

Demian Smith është emëruar zv/ambasador i SHBA në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ambasada amerikane në vendin tonë. Për herë të parë ai ka vizituar Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe shprehet se është i gëzuar për rikthimin në Ballkan dhe pret me padurim për të zbuluar Shqipërinë e re.

Ambasada thekson se SHBA mezi pret që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”.

Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri”, shkruan ambasada.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme