Mësohet se emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë do të transferohen në një hotel në Korçë dhe nëse ai mbushet në kapacitet të plotë, do të dërgohen në një hotel tjetër.
Aktualisht, është kryer procedura për 8 persona nga 27.
Ata po pajisen me maska, ndërkohë që janë njoftuar edhe mjekët.
Kjo pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos, 14 ditë në hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare, transmeton Ekspress.
KKD e mori këtë vendim pasi Rama deklaroi se ata do futen në territorin tonë, vetëm nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.



