“Emrat e policëve nuk do i merrni kurrë”/ Deputetja Dhimitri i kthehet Lleshajt: Identifikimi është detyrim ligjor

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, iu përgjigj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se emrat e policëve që ishin të pranishëm në operacionin kur u shemb Teatri “nuk do i merrni kurrë”.

Nga foltorja e Kuvendit, Dhimitri citoi ligjin , ndërsa u shpreh se punonjësi i policisë mbanë përgjegjësi individuale për lirshmërinë e çdo veprimi dhe se e ka detyrim ligjorë të pajiset gjatë operacionit me dokumentin dhe medaljonin zyrtar të identifikimi.

“Punonjësi i policisë detyrohet të respektojë Kushtetutën, mbanë përgjegjësi individuale për lirshmërinë e çdo veprimi apo mos veprimi të tij, gjatë kryerjes së detyrë. Ka detyrim të përdore uniformen shenjat dhe kodin e policisë vetëm gjatë ushtrimit të detyrës. Pajiset me dokumentin dhe medaljonin zyrtar të identifikimit. Ju bën me dije z.ministër se ju kam dërguar kërkesën për informacion të detajuar, ku kërkoj listën e punonjësve të pranishëm në datë 17 maj 2020. Vazhdoni të shtoni dyshimet nëse gjatë operacionit kanë qenë të pranishëm oficerë policie apo individë të infiltruar nga organizata kriminale.

Kjo interpelancë ju ngarkon me përgjegjësi ligjore, duhet të fillojë hetimi për respektimin e ligjit. Po ashtu kjo interpelancë ka për qëllim t’ju vë në dijeni se në Republikën e Shqipërisë, sa kohë ekzistojnë ligjet, duhet respektuar. Vendosja e numrave të identifikimit janë për t’u distancuar nga abuzuesit e ligjit. Interpelanca është për të mbrojtur policinë e jo për ta hedhur në rrugë. Meqë thoni që numrat nuk do i kemi kurrë, hajde të heqim edhe targat e makinave e numrat e tjerë, se çfarë na duhen? Respektoni ligjin.

Përse forcat RENEA kanë qenë të përfshira në atë operacion, a e keni një përgjigje? Janë përdorur në kundërshtim me ligjin sepse përdor kundër pengmarrësve dhe terroristëve. Po cilët ishin pengmarrësit këtu? Ju po instaloni këtu diktaturën. A jeni i informuar z. Ministër për proceduarat për shembjen e teatrit? Nëse po, na vini në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të procedurës së ndjekur nga bashkia. Në fund të kësaj interpelance ku u kërkua zbatimi i ligjit, besoj se të gjithë jemi të bindur për kapjen e policisë nga prangat e pushtetit.

Në polici dhuna nuk kursehet as ndaj grave e fëmijëve. Aktet barbare të dhunimit të 15-vjeçarit, ndërsa policia shënjestron modelin e nënës, ky është modeli diskriminues që policia i ofron qytetarëve përmes shenjëstrimit të familjeve. Ju mjaftohemi me ndjesën e Veliut, ndjesë e urdhëruar për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, ndërsa ne që kërkojmë drejtësi, ne qenkemi moralistë”, tha Dhimitri.