EMRI/ Gjendet e pajetë një grua në hyrjen e një pallati në Elbasan, ja kush është. Dyshohet se…

Një grua është gjetur e pajetë sot në Elbasan. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasen Liri Avdia.

Shkak i vdekjes së saj dyshohet aksidental pasi ka rrëshqitur në shkallët e hyrjes së pallatit duke pësuar goditje fatale në kokë dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.