Ende pa dalë në treg telefoni 1,400 dollarë i Samsung ka probleme

Kamera e çmendur e Galaxy S20 Ultra, e cila vjen me katër lente duke përfshirë një me sensor 108 megapixel, është padyshim pika e saj më e fortë e shitjes.

Por duket se kompania që pa e shitur akoma, është duke punuar për të rregulluar një çështje me kamerën e telefonit 1,400 dollarë përpara lançimit të tij në 6 Mars, pasi disa specialistë përmendën disa probleme që ajo ka.

Në mënyrë të veçantë, specialistët vunë re se kamera e S20 Ultra e ka të vështirë të fokusohet në objekte, gjë që ndonjëherë rezulton në një foto të paqartë. Në disa raste, duket sikur aparati fotografik nuk fokusohet fare, siç ka vërejtur PCMag.

Business Insider gjithashtu ka vërejtur gjatë testimit të kamerës Galaxy S20 Ultra se ndonjëherë ka vështirësi të përqendrohet automatikisht në një objekt të veçantë.

Samsung lëshoi ​​si kundërpërgjigje një deklaratë duke thënë se kompania po i bën një update softuerit.

“Galaxy S20 përmban një sistem aparati fotografik të përparuar.”, tha një zëdhënës i Samsung për Business Insider. “Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të optimizuar performancën që të ofrojmë përvojën më të mirë për konsumatorët. Si pjesë e kësaj përpjekje të vazhdueshme, ne jemi duke punuar në një azhurnim të ardhshëm.”