Era rrëzon shtyllën e tensionit të lartë në Korçë, rrezikohen disa mjete

Moti i keq që preku zonën e Korçës solli rrëzimin e dy shtylla të tensionit të lartë dhe të mesëm.

Rrëzimi i tyre për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi pasi telat e energjisë elektrike kanë rënë mbi makinat që kanë qenë në ecje në segmentin Korçë-Voskopojë.

Shoferi ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa makina është prishur në pjesën e parme ku e ka kapur kabulli i tensionit të lartë.

Policia bllokoi lëvizjen në këtë aks rrugor.