Erdoğan: Besoj se Tunizia do të sigurojë kontribute për sigurimin e stabilitetit në Libi

Erdoğan gjithashtu shprehu besimin se Tunizia do të sigurojë kontribute shumë të vlefshme dhe konstruktive në përpjekjet për sigurimin e stabilitetit në Libi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjendet për vizitë në Tunizi, gjatë konferencës për media dekalroi se zhvillimet negative në Libi nuk shkaktojnë shqetësime vetëm në Libi, por shqetësojne edhe vendet fqinje, kryesisht edhe Tunizinë. Erdoğan gjithashtu shprehu besimin se Tunizia do të sigurojë kontribute shumë të vlefshme dhe konstruktive në përpjekjet për sigurimin e stabilitetit në Libi.

Erdoğan për dërgimin e trupave në Libi: Deri më sot ne nuk kemi qenë asnjëherë në rolin e mysafirit të paftuar. Nëse ka ndonjë ftesë do ta shqyrtojmë.

Erdoğan për Memorandumin me Libinë: Marrëveshjen dhe tekstin e memorandumit të mirëkuptimit e miratuam në Parlament. Pas kësaj vazhdojmë procesin. Nuk bëhet fjalë që Greqia të ketë këtu ndonjë të drejtë për të folur.Erdoğan: Besoj se Tunizia do të sigurojë kontribute për sigurimin e stabilitetit në Libi