Erdoğan: Bisedimet në Stamboll midis palëve ruse dhe ukrainase rrisin shpresat për paqe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, tha se bisedimet “pozitive dhe konstruktive” midis Rusisë dhe Ukrainës këtë javë në Stamboll kanë rritur shpresat për paqe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, thuhet se presidenti Erdoğan përsëriti gjithashtu ofertën e tij për të pritur Putinin dhe homologun e ukrainas Volodymyr Zelenskyy për bisedime, për të siguruar paqen midis Moskës dhe Kievit.

Putin shprehu falënderimet e tij për presidenti Erdoğan për pritjen e bisedimeve të paqes në Stamboll, shtohet në deklaratë.

Bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll këtë të martë u panë si një përparim në përpjekjet për të ndalur armiqësitë që, sipas shifrave të fundit të OKB-së, kanë marrë jetën e të paktën 1.232 civilëve dhe kanë lënë 1.935 të tjerë të plagosur që nga 24 shkurti.

Pas takimit të Stambollit, një negociator ukrainas tha se Kievi e dëshiron Turqinë midis vendeve që do të jenë garantuese në çdo marrëveshje me Moskën.

Më parë gjatë muajit, Turqia mblodhi gjithashtu ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Antalya, takimi i parë i zyrtarëve të lartë të qeverisë nga të dy palët që nga fillimi i luftës.