Erdoğan: Do të vazhdojmë t’i dëshpërojmë të gjithë ata që ngrejnë kurthe kundër nesh

"Do të vazhdojmë t’i dëshpërojmë ata që përdorin shumë metoda, nga sulmet terroriste deri te kurthet ekonomike për ta ndalur Turqinë në periudhën para nesh", theksoi Erdoğan në video mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot ka përsëritur vendosmërinë në luftën kundër atyre që kanë si shënjestër zhvillimin e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Do të vazhdojmë t’i dëshpërojmë ata që përdorin shumë metoda, nga sulmet terroriste deri te kurthet ekonomike për ta ndalur Turqinë në periudhën para nesh”, theksoi Erdoğan në video mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Turqia fuqinë e saj e merr nga uniteti, solidariteti dhe vëllazëria”, tha ai.

“Muaji gusht në historinë tonë është regjistruar si muaj i fitores”, tha Erdoğan, duke iu referuar në Ditën e Fitores mbi forcat greke në vitin 1922, që ka ndodhur më 30 gusht, si dhe operacionin antiterrorist të Turqisë “Mburoja e Eufratit”, që filloi po ashtu në gusht të vitit 2016 në Siri.

“Shpresoj se do të shtojmë edhe një fitore në vargun e fitoreve këtë gusht”, tha presidenti i Tuqisë.

Ai dëshiroi që festa e Kurban Bajramit të sjellë mirëqenie për popullin turk, për mbarë botën muslimane dhe për mbarë njerëzimin.