Erdoğan mbështet fermerët të cilët kaluan ditë të vështira si pasojë e COVID-19

Me udhëzim të presidentit Erdoğan do të ofrohet mbështetje për fermerët të cilët kanë kaluar ditë të vështira për shkak të COVID-19...

Zyra për Drithërat Tokësore (TMO) e Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Turqi njoftoi se me udhëzim të presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdoğan do të blejë nga fermerët një pjesë të produkteve që u kanë mbetur pa shitur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, mësohet se me udhëzim të presidentit Erdoğan do të ofrohet mbështetje për fermerët të cilët kanë kaluar ditë të vështira për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

TMO do të blejë nga fermerët një pjesë të mallrave që u kanë mbetur pa shitur. Në kuadër të kësaj TMO do të blejë 250-300 mijë tonë patate për gjellë, 40 mijë tonë qepë dhe 75 mijë tonë çeltik (drithëra të pa qëruar) dhe produktet që do blihen do të shpërndahen falas për qytetarët.

Presidenti Erdoğan ka njoftuar se do të vazhdojë punimet e tij mbështetëse për zgjidhjen e problemeve të fermerëve që kanë pësuar gjatë procesit pandemisë.Erdoğan mbështet fermerët të cilët kaluan ditë të vështira si pasojë e COVID-19