Erdogan në Kuvendin shqiptar: Kur Shqipëria dhe Turqia bashkojnë duart gjithçka zgjidhet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit shqiptar theksoi se lidhja mes dy vendeve është shumë e fortë. Kur Turqia dhe Shqipëria bashkojnë duart s’do të ketë asnjë problem që nuk mund të kapërcehet, sipas presidentit turk. “Ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit shqiptar theksoi se lidhja mes dy vendeve është shumë e fortë.

Kur Turqia dhe Shqipëria bashkojnë duart s’do të ketë asnjë problem që nuk mund të kapërcehet, sipas presidentit turk.

“Ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta dhe humane. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë. Edhe pse ka kufi fizikë mes nesh Shqipëria është fqinji ynë. Marrëdhëniet tona rrënjët i kanë të thella dhe shumë të forta e të palëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit se Turqia është një nga 5 partneret e Shqipërisë është plotësimi i një tabloje. Ne i kemi ngritur zyrtarisht  marrëdhëniet tona. Do vijojmë të kontribuojmë për paqe. Kur Turqia dhe Shqipëria të bashkojnë duart s’do të ketë asnjë problem që nuk mund të kapërcehet. Besoj se s’do të lejoj që askush të mund ta prishë këtë pamje. Të dashur vëllezërit e mi, kombi turk qëndron pranë atij shqiptar siç ka qenë gjithmonë. Nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi e FETO do zbulojë fytyrat e veta. Shpresoj që miqësia mes dy vende të zgjasë përgjithmonë. Ju lë nën mbrojtjen e Zotit”, tha Erdogan.