“Erdoğan parandaloi FETO-n të pushtonte Turqinë”

Kryetari i Komisionit Kushtetues të Parlamentit turk, Bekir Bozdağ, u përgjigj në pyetjet e Anadolu Agency (AA) në lidhje me 4-vjetorin e përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016 nga FETO

Kryetari i Komisionit Kushtetues të Parlamentit turk, Bekir Bozdağ tha se pa presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lufta kundër FETO-s nuk do të mund të ishte kryer nga askush, as nga Partia Popullore Republikane (CHP) e as nga dikush tjetër.

Ish-zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bozdağ, i cili aktualisht është Kryetar i Komisionit Kushtetues të Parlamentit turk, u përgjigj në pyetjet e Anadolu Agency (AA) në lidhje me 4-vjetorin e përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016 nga FETO.

Bozdağ theksoi se udhëheqësia e presidentit turk Erdoğan parandaloi FETO-n të pushtonte Turqinë.

“Sikur të mos ishte për z. Recep Tayyip Erdoğan, luftën kundër FETO-s nuk do të mund ta kishte vënë në rend të ditës në Turqi as Partia Popullore Republikane (CHP) e as ndonjë tjetër. Një luftë e tillë nuk mund të zhvillohej”, tha ai.

Bozdağ gjithashtu tha se mijëra argumente janë dërguar në SHBA për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen.

“Ata më thanë: ‘Zotëri, argumentet do t’u refuzohen’. Pastaj unë u thashë: ‘Mirë, sërish ju dërgoni ato në Gjykatë, e Gjykata le t’i refuzojë’. Edhe përkundër kësaj, nuk i dërguan në Gjykatë. Sepse nëse do të ishin dërguar, një Gjykatë e drejtë dhe objektive nuk do të kishte refuzuar kërkesën tonë për ekstradim”, shtoi Bozdağ.

Duke komentuar qasjen e Perëndimit për ekstradimin e FETO-s nga SHBA, Bozdağ tha: “Atë natë, vendet anëtare të BE-së, si dhe SHBA dhe një numër i konsiderueshëm i vendeve në Lindjen e Mesme, u lutën që grushti i shtetit të ishte i suksesshëm dhe mbështetën terroristët e grushtit të shtetit aq sa kishin fuqi”.

“Prisnin. Ata prisnin që grushti i shtetit të ishte i suksesshëm. Por pritja e tyre u shndërrua në një makth, grushti i shtetit dështoi. Pritën derisa të ishin plotësisht të sigurt se grushti i shtetit kishte dështuar. Pasi u siguruan se ai ishte i pasuksesshëm, ata filluan të japin deklarata, me në krye SHBA-në. Cila është arsyeja? Përpjekjen e grushtit të shtetit e nisi organizata terroriste FETO dhe terroristët e saj brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK)”, nënvizoi Bozdağ.

Ai gjithashtu thekoi se çështja e ekstradimit ka të bëjë edhe me mbështetjen e tyre për FETO-n.

“Ne kemi dërguar një numër të madh të dosjeve të ekstradimit për themeluesin, udhëheqësin e organizatës terroriste FETO. Besoj se një dosje e tillë ekstradimit nuk është përgatitur për asnjë të pandehur deri më tani. Në dosjen e ekstradimit ekzistojnë shumë argumente të fuqishme. Ne u thamë atyre ‘sipas atyre argumenteve, ai duhet të ekstradohet’. Ne dërguam ekspertë atje, ekspertë nga atje erdhën në Turqi”, shtoi ai.

Bozdağ deklaroi se kërkesa për ekstradim u dërgua në kuadër të Marrëveshjes së Ekstradimit midis SHBA-së dhe Turqisë, duke shtuar se sipas kësaj marrëveshjeje, kërkesat e Turqisë duhet të përmbusheshin menjëherë.

Në intervistën për AA, ish-ministri i Drejtësisë gjithashtu theksoi: “Amerika mbron edhe terroristët e tjerë. Supozoj se mendon edhe për ata. Ata mund të mendojnë ‘nëse e ekstradojmë atë nesër, të tjerët do të shqetësohen dhe do të mendojnë se edhe ata do të ekstradohen’. Amerika, në kuadër të interesave të saj, në shumë vende mbështet terroristët dhe strukturat e ndryshme. Me mbështetjen e dhënë organizatave terroriste, individëve, fondacioneve ose shoqatave, ajo realizon punët e saj. Prandaj, përparësiaei tyre është t’i mbrojnë ata.”

Nëse dosjet dërgohen në Gjykatë, Bozdağ tha se një gjykatë e drejtë dhe objektive nuk do të refuzojë kërkesën e Turqisë për ekstradim.

“Ata mendojnë se nëse dërgohen në Gjykatë, Gjykata nuk do të marrë një vendim në drejtimin që ata dëshirojnë. Prandaj, dosjet mbahen ende në Ministrinë e Drejtësisë. SHBA mbron FETO-n dhe i jep asaj të gjitha llojet e mbështetjes”.

Mes tjerash, kryetari i Komisionit Kushtetues të Parlamentit turk shtoi:

“Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan ishte i gatshëm të humb jetën e tij për të mbrojtur demokracinë, liritë dhe së bashku me popullin u doli para atyre që donin të krijonin diktaturë. Populli u shtri nën tanket. Parlamenti kundërshtoi bombat që iu hodhën. Ata nuk e panë këtë luftë të madhe për demokraci. Sipas mendimit tim, nëse udhëheqësi i Turqisë nuk do të ishte Erdoğan, por Macron ose Trump, ata do të kishin fituar Çmimin Nobel për Paqe. Por, këtë e bëri presidenti turk Erdoğan, kështu që ata e injoruan luftën e tij për demokraci dhe virtytex. Hxistoria e ka parë këtë, njerëzit e kanë parë. E vërteta nuk do të zhduket nëse dikush nuk e ka parë atë”.