Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili ndodhet në Berlin për një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, u prit me një ceremoni ushtarake në Pallatin Bellevue, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan para ceremonisë ushtarake u pritën në hyrje të pallatit Bellevue nga presidenti gjerman Steinmeier dhe bashkëshortja e tij Elke Büdenbender.
Presidenti Erdoğan më pas u nënshkrua në “Librin e veçantë”. Të dy presidentët, pas intonimit të himneve kombëtare, përshëndetën gardën ceremoniale.![]()
Erdoğan dhe Steinmeier pas kësaj ceremonie, kaluan në një takim të mbyllur për media.
Pas këtij takimi Erdoğan do të zhvillojë një takim edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.



