Erdoğan thirrje BE-së: Mbani premtimet që keni dhënë ndaj vendit tonë

Presidenti Erdoğan i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbajë premtimet ndaj vendit të tij nga çështja e anëtarësimit të plotë e deri tek çështja e refugjatëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbajë premtimet ndaj vendit të tij nga çështja e anëtarësimit të plotë e deri tek çështja e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet lidhjes direkte Erdoğan mbajti një fjalim në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që zhvillohen në qytetet Isparta, Burdur, Gümüşhane, Kastamonu dhe Sinop.

“Ne besojmë se nuk kemi ndonjë problem që nuk mund të zgjidhet përmes politikës, dialogut ose bisedimeve me ndonjë vend apo institucion. Për këtë i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, mbani premtimet që keni dhënë ndaj vendit tonë nga çështja e anëtarësimit të plotë e deri tek çështja e refugjatëve dhe të ndërtojmë një bashkëpunim më të ngushtë, më frytdhënës. Të njëjtin urim e shprehim edhe për marrëdhëniet me aleatin tonë Amerikën”, tha në fjalimin e tij Erdoğan.

“Pavarësisht se çfarë bëjnë, ne nuk do të heqim dorë nga vullneti për demokraci, mbizotërimin e vullnetit kombëtar, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive si për ndryshim”, theksoi Erdoğan i cili shtoi se tani kanë ndërmarrë një iniciativë që do ta çojë edhe më tej këtë proces me reforma të reja ligjore dhe ekonomike.

Pasi tha se deri më sot kanë pritur ndihmë vetëm nga Allahu, se i kanë besuar popullit dhe kanë ecur në rrugën e drejtë pa toleruar nga ligji dhe e drejta, Erdoğan vuri theksin se në çdo përpjekje që kanë hyrë e kanë gjetur popullin pranë tyre.

Ai tha se nuk bëjnë dallime të përkatësive. “Ne jemi një, jemi bashkë, jemi vëllezër dhe së bashku jemi Turqi. Edhe sikur të lëmë mënjanë periudhën e mëparshme vetëm Osmanlinjtë kanë një të kaluar 600 vjeçare në Evropë. Edhe sot ne e shohim veten si një pjesë të pandashme të Evropës. Gjithmonë kemi qenë një prej anëtarëve më të fuqishëm në aleancën perëndimore kryesisht në NATO. Përsa kohë nuk kanë lënë të detyruar të gjejmë kërkime të tjera, ne gjithmonë kemi preferuar perëndimin nga mbrojtja e deri tek tregtia. Por, kjo nuk nënkupton se do të përulemi ndaj sulmeve që kryhen ndaj vendit dhe popullit tonë, ndaj padrejtësive që imponohen nën emërtime të ndryshme dhe ndaj standardeve të dyfishta”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Mendojmë se kemi shumë punë për të bërë në nivel rajonal dhe global me një Amerikë e cila respekton ndjeshmërinë e Turqisë në përmbushjen e nevojave të mbrojtjes dhe sigurisë së kufijve të saj. Po ashtu Rusia, vendet e Gjirit, republikat turke me të cilat kemi marrëdhënie të hershme historike dhe me të gjithë pozitën gjeografike të Azisë dhe Afrikës ne e dimë se ka një potencial shumë të mash bashkëpunimi”.

“Për ata që duke justifikuar rregulla që as vetë nuk i zbatojnë përpiqen të zënë në një cep Turqinë që ka një vizion të tillë të gjerë, ne kërkojmë që të heqin dorë nga këto mënyra. Ne nuk kemi problem me të drejtën, ligjin dhe aq më tepër me politikën dhe me integritetin territorial të asnjë vendi. Përkundrazi, në çdo vend ku ne ndëryjmë, veprojmë në kuadër të këtyre parimeve”, tha presidenti Erdoğan.