Erdoğan: Türkiye ndërmerr hapa për ruajtjen e natyrës

Türkiye vazhdon të veprojë për të parandaluar shkatërrimin e natyrës, tha sot presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA). “Si Türkiye, ne kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të ndërmarrim hapa me ndjeshmërinë që qytetërimi ynë na ka mësuar për të parandaluar shkatërrimin e natyrës dhe për të sensibilizuar marrëdhëniet tona me natyrën”, tha…

Türkiye vazhdon të veprojë për të parandaluar shkatërrimin e natyrës, tha sot presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Si Türkiye, ne kemi ndërmarrë dhe vazhdojmë të ndërmarrim hapa me ndjeshmërinë që qytetërimi ynë na ka mësuar për të parandaluar shkatërrimin e natyrës dhe për të sensibilizuar marrëdhëniet tona me natyrën”, tha Erdoğan në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

“Ne përshpejtuam transformimet tona strukturore si me ndryshime legjislative, ashtu edhe me projekte konkrete në përputhje me revolucionin e zhvillimit të gjelbër”, shtoi ai.

Duke theksuar rëndësinë e çdo hapi drejt mbrojtjes së natyrës për të ardhmen e njerëzimit, ai deklaroi: “Ne kemi mbështetur gjithmonë qasje miqësore me mjedisin, kemi qenë pionierë në ndërtimin e qyteteve më të jetueshme dhe kemi siguruar diversitetin e energjisë duke i dhënë përparësi energjisë së rinovueshme”.

Duke shtuar se fushata më e madhe e pyllëzimit në historinë e Turqisë po kryhet për të rritur sipërfaqen pyjore të vendit, Erdoğan tha se në përputhje me qëllimin për të krijuar 81 milionë metra katrorë kopshte në 81 provincat e vendit, janë ndërmarrë gjithsej 450 projekte.

“Ne kemi demonstruar sinqeritetin tonë në mbrojtjen e natyrës duke deklaruar objektivin tonë për vitin 2053 të emetimeve neto zero në botë”, vuri në dukje ai.

Organizuar nga Programi i OKB-së për Mjedisin, Dita Botërore e Mjedisit shënohet çdo vit më 5 qershor në mbi 100 vende për të inkurajuar ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e mjedisit.