Erdoğan: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Palestinën

Në bisedën telefonike Erdoğan-Abbas u diskutua për marrëdhëniet Turqi-Palestinë dhe zhvillimet rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga kryesia e komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedën e zhvilluar mbrëmë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Palestinë dhe zhvillimet rajonale.

Në bisedë presidenti Erdoğan është shprehur se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Palestinën në çdo fushë.