Erjon Braçe: Treguam që ligji zbatohet pa pushkatuar njerëz në bulevard

Zv/kryeministri Erion Braçe, në një intervistë për Top Channel, deklaroi se sjellja e sotme e policisë në protestën e opozitës tregoi, sipas tij, se “në këtë vend zbatohet ligji edhe pa pushkatuar kundërshtarët në bulevard”.

“Sjellja e policisë në raport me një numër të vogël njerëzish të dhunshëm është një shenjë që në këtë vend zbatohet ligji edhe pa pushkatuar kundërshtarët në bulevard”, deklaroi Braçe, raporton Top Channel.

Numri dy i qeverisë theksoi më tej se “sulmi kundër selisë së qeverisë ishte i organizuar, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për protestë paqësore”.

“Synimi ishte i qartë dhe banal: marrja me dhunë e pushtetit. Por, nuk na imponohet kush me dhunë, ne kemi agjendën tonë ku prioritet është reforma në drejtësi”, shtoi Braçe.