Ethet për në universitet dhe shqetësimet e maturantëve

Edhe pse u zotua 8 muaj më parë se vaksinimi kundër koronavirusit nuk do të jetë me detyrim, ky zotim i kryeministrit mori tjetër rrjedhë.

E ky moment erdhi shpejt. Komiteti Teknik mori vendimin për të detyruar jo vetëm studentët të vaksinohen. Vendimi u është dukur surprizues studentëve, ndaj nuk preferojnë ta zbatojnë menjëherë.

Për të nisur procesin e mësimit në auditore, edhe përfaqësuesit e universiteteve bëjnë apel për t’u vaksinuar.

Prej 2 shtatorit, në universitetet shtetërore dhe private ka nisur regjistrimi i maturantëve, sipas degëve fituese. Maturantët i kanë qëndruar besnikë po të njëjtave degë të kërkuara si çdo vit.

Interesimi është shtuar edhe për degët bujqësore, pasi vetë tregu po kërkon gjithmonë e më tepër profesionistë. Studimet 2 vjeçare po ashtu po shihen me interesim të shtuar nga maturantët.

Nota mesatare po shfaq një debat të përsëritur vit pas viti. Lënia e peshës kryesore të saj për pranimin në universitet, hap vend për abuzim. Shumica prej maturantëve kanë qenë me mesatare të mirë, ndaj edhe janë komodë në përzgjedhjen e degës së studimit.

Shqetësues për ekspertët e arsimit mbetet fenomeni i tolerimit të notës në gjimnaze. Të thënat se këta maturantë kanë performancë po kaq të mirë dhe në universitet mungojnë.

Maturantët e Kukësit patën mesataren më të lartë në këto provime me 8.65, më pas vjen Tirana me 7.79, ndjekur nga Gjirokastra me 7.73 dhe në fund renditet Dibra me 6.75.