Eva Margariti: Teatrin e ri do e kenë, por llum do hidhet siç u hodh te…

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti në seancën parlamentare tha se dialogu për Teatrin kishte filluar 20 vite më parë dhe se godina prej krijimit të saj kishte vetëm lagështi dhe të vetmet ndërhyrje ishin disa arna.

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti në seancën parlamentare tha se dialogu për Teatrin kishte filluar 20 vite më parë dhe se godina prej krijimit të saj kishte vetëm lagështi dhe të vetmet ndërhyrje ishin disa arna.

Ministrja premton se artistët do e kenë Teatrin e Ri pasi atyre u duhet dhe duan dinjitet.

”Kadri Roshi shprehet se po realizohej ëndrra e tij. E kanë thënë dhe Violeta Manushi, Robert Ndrenika. Dialogu ka filluar këtu e 20 vite më parë është kërkuar kryesisht nga artistët, aktorët e Teatrit. Sot çuditërisht është kthyer në temë politikë. Për të kthyer në debat është e turpshme. Të lidhësh kulturën me politikën është e trupshme. Askush nuk mohojë që janë bërë takime, dhe radhët e atyre artistëve që u larguan nga dialogu janë zënë me politikanë.

Kanë shprehur programet për Teatrin dhe sot vetëm që kanë tjetër qasje janë kundër bashkë me politikën. Vlerësuan se ishte një godinë pa vlera. Kurse sot është e turpshme që po ata në 2007 vendosën mos ishte monument kulture kurse sot vënë kujën që kanë vlera të tilla.
Godinës i janë vënë vetëm arna, jo dinjitet. Kush përplas sot emra të shquar arkitektësh italianë që kishin tjetër ide për Teatrin sepse lufta i dha qasje tjetër.

Artistët kanë nevojë për jo një godinë me arna. Ata që përdorin emrat e familjes time, është e turpshme sepse janë kolegë të mi arkitektë. Të vetmit arkitektë që kanë vendosur dorë në Teatër kanë qenë lagështia dhe arnet. Teatrin e ri do e kenë. Por llum do hidhet siç u hodh tek Teatri i Operës dhe Baletit. ”- tha Margariti.