2.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Evakuohen rreth 30 familje, 1 mijë hektarë tokë nën ujë pas daljes së Vjosës nga shtrati

Ai nënvizoi se sot autoritetet do të fokusohen me fazën e vlerësimit dhe marrjes së masave për përmirësimin e situatës.

Rreth 30 familje janë evakuuar dhe mbi 1 mijë hektarë tokë janë nën ujë pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako deklaroi për emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania gjatë orëve të fundit ka rënë niveli i ujit.

“Pas 48 orësh intensive reshjesh që shkaktuan edhe daljen e lumit Vjosa nga shtrati dhe që ka shkaktuar prezencë të ujit në dy bashkitë Vlorë dhe Fier, situata është premtuese. Ka rënë niveli i lumit të Vjosës dhe prurjet nga Memaliaj dhe Përmeti kanë rënë në nivelet gati normale”, u shpreh z. Çako.

Ai nënvizoi se sot autoritetet do të fokusohen me fazën e vlerësimit dhe marrjes së masave për përmirësimin e situatës.

“Zonat më problematike janë pranë lumit Vjosa, është zona e fshatrave të Novoselës dhe Ferrasit në krahun e Fierit”, tha z. Çako.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile u shpreh se në zonën e Nën-Shkodrës situata është në kontroll, pasi uji në basenet në lumin Drin është në nivele normale.

Ai shtoi se në zonat veriore ka pasur reshje te dendura të dëborës, por është bërë hapja e rrugëve.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme