Fadromat shkojnë të prishin banesat te Bregu i Lumit, banorët protestojnë

Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

Ndërkohë banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri, raporton Top Channel.

Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku kanë shkuar në mbështetje të banorëve ashtu si një ditë më parë, siç njofton PD.