Gjykata e Apelit liron 6 nga të ndaluarit të operacionit “Maranaj”. Nga të dyshuarit për dhënie fajdesh për dy djemtë dhe vetë ish-prefektin Paulin Radovani një nga mbetur në “arrest me burg” me afat dhe 5 të tjerë në “arrest me burg”.
Për Berhan Alija, Edi Memçaj, Artan Dragoni, Ilir Sokoli, Pashko Vuksanelaj gjykata dha masën “arrest me burg”. Gjykata e Apelit jep burg me afat 60 ditor për Lulzim Sylja për të parë gjendjen e tij shëndetësore si dhe “detyrim me paraqitje” për Naim Ahmeti, Adri Bala, Eduart Fusha, Vinko Nikprelaj, Elidon Qerimaj, Marjan Bregu, raporton Top Channel.
Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre në një seancë që u zhvillua me dyer të hapura ditën e djeshme. Ata kanë pranuar se kanë blerë prona nga djemtë e ish-prefektit Radovani dhe se iu kanë dhënë këtyre të fundit para borxh, por jo me fajde.
Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv policie. Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme. Skema ishte e tillë që nëse qytetarët ose biznesmenët nuk kthenin shumat në kohë, ata humbnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.



