Familja siriane emërton vajzat binjake “Aja” dhe “Sofja”

Samah dhe Karam Albazo, të cilët jetojnë në Turqi për shkak të luftës civile në Siri, emërtuan foshnjat e tyre duke u frymëzuar nga rihapja e Ajasofjes si xhami...

Një familje siriane, e cila për shkak të luftës civile në vendin e tyre është strehuar në Turqi dhe muajin e kaluar u kanë lindur vajza binjake, për shkak të lumturisë që përjetojnë për hapjen e Xhamisë Ajasofja për faljen e namazit, vajzat e tyre i emërtuan “Aja” dhe “Sofja”, raporton Anadolu Agency (AA).

Samah ve Karam Albazo, para shtatë vitesh, duke ikur nga lufta e brendshme në Siri, janë vendosur në rrethin Reyhanlı të provincës Hatay. Ata janë njohur këtu dhe më pas janë martuar.

Çiftit Albazo një vit pas martesës u ka lindur vajza e parë Miral, ndërsa pas tre vitesh Sara, ndërkohë që muajin e kaluar në jetë erdhën edhe binjaket.

Duke u frymëzuar nga kthimi i Ajasofjes në xhami, ata vendosën që njërën nga binjaket ta emërtojnë “Aja”, ndërsa tjetrën “Sofja”.

“Për ta rikujtuar rëndësinë historike, vendosëm emrat ‘Aja’ dhe ‘Sofja'”

Nëna Samah Albazo tha se para një muaji kur ishin duke kërkuar emra për binjaket e tyre, pas rihapjes së Ajasofjes si xhami kanë vendosur që t’i emërojnë fëmijët e tyre me emrin e xhamisë.

“Për ta rikujtuar rëndësinë historike, vendosëm emrat ‘Aja’ dhe ‘Sofja’. Hapja e Xhamisë Ajasofja për faljen e namazit na gëzoi shumë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu falënderoi popullin turk dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan për mikpritjen e tyre.

Nga ana tjetër, babain Karam Albazo, ashtu si gjithë muslimanët, e ka gëzuar rihapja e Ajasofjes si xhami.

Ai shtoi se në Turqi janë duke jetuar një jetë të lumtur me familjen dhe fëmijët e tyre, duke shtuar se familjarisht dëshirojnë ta vizitojnë Ajasofjen.