Fëmija i parë në Shqipëri për vitin 2022 është djalë

Foshnja e parë që ka ardhur në jetë në vitin 2022 në Shqipëri është djalë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë ka ardhur në jetë në orën 00:00 fëmija i parë, një djalë që prindërit i kanë vendosur emrin Akid.

Mjeku Artur Hatibi, në një deklaratë për mediat tha se edhe nëna edhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

“Lindja e parë përfundoi me sukses. Lindi fëmija djalë në peshën 3.650 gramë. Lindi me operacion për shkak të vendndodhjes jo të mirë të kokës së fëmijës. Edhe nëna edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, tha Hatibi.

Hatibi theksoi se gjatë ndërrimit të viteve janë realizuar disa lindje. “Një urim special të gjitha nënave të Shqipërisë”, u shpreh Hatibi.