Fermerët, protestë për TVSH-në 6%

“Ky është prodhimi ynë, me të cilin ushqehemi, ushqejmë fëmijët dhe me këtë mbajmë familjet. Ne nuk jemi për politikë”.

“Ky është prodhimi ynë, me të cilin ushqehemi, ushqejmë fëmijët dhe me këtë mbajmë familjet. Ne nuk jemi për politikë”.

Siç kishin paralajmëruar, fermerë, blegtorë dhe grumbullues të qumështit e prodhimeve bujqësore në zonën e Myzeqesë, protestuan kundër skemës së re të rimbursimit të TVSH-së, që ul kompensimin nga 20 në 6%, raporton Top Channel.

Në mënyrë demonstrative, ata bllokuan rrugën Lushnje-Fier, duke derdhur bidonat me qumësht. Fermerët thonë se pikat e grumbullimit, prej ditës së sotme nuk po e marrin më qumështin.

Rritja e kostove përfshin të gjithë sektorin e bujqësisë.

Fermerët presin reagimin e qeverisë, në rast të kundërt ata thonë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.