Ferr-Albania sërish nuk punon!

Telashet nuk kanë të sosur për bizneset, që nuk po gjejnë qetësi as pasi E-Albania prezantoi faqen e re, që supozohej të ishte më funksionale dhe me teknologji të avancuar. Ekonomistët raportojë që shumë shërbime nuk arrijnë ti kryejnë online, ose sistemi punon me hope,…

Telashet nuk kanë të sosur për bizneset, që nuk po gjejnë qetësi as pasi E-Albania prezantoi faqen e re, që supozohej të ishte më funksionale dhe me teknologji të avancuar.

Ekonomistët raportojë që shumë shërbime nuk arrijnë ti kryejnë online, ose sistemi punon me hope, duke u kthyer në një stres të vërtetë për financierët, që duhet të shpenzojnë kohë nga jeta e tyre private për të mbaruar një punë që normalisht duhet të zgjaste vetëm pak minuta.

Te platforma e faturave nuk futesh fare, thotë Erisa, ekonomiste. Nuk hapet as gjendja e arkës.

Bizneset e kanë të pamundur që të futen në E-Albania dhe të bëjnë aplikimin për regjimi të përpunimit aktiv ose pasiv, që e aplikojnë kryesisht bizneset fason.

Nëse dikush do të marrë barrë lindjet, duhet të presë deri sa ekonomisti i firmës të arrijë që bëjë aplikimin, pasi del gabim, siç duhet në foto. E njëjta gjë dhe nëse do të marrësh raport disa ditë për arsye shëndetësore.

Nuk mund të shkarkosh as kartelën e pasurisë. Dhe për aplikimet për lejet me Agjencinë e Zhvillimit të territorit, ose Bashkinë nuk ka dritare për të ngarkuar dokumentet.

Kjo, shpjegojnë ekonomistët, ndodh çdo lloj aplikimi për lejet, për njoftim punime, për aplikim akt kontrolle. Është e njëjta gjë si për aplikimet që janë në proces, po ashtu për aplikimet e reja që mund të hapësh.

Ekonomistët janë të shqetësuar se ndërsa nuk mund të ngarkosh asnjë dokument, ndërkohë skadon afati i ditëve që ke në dispozicion.

Një tjetër problem për ekonomistët që punojnë me shumë subjekte është se kur duan të dalin nga NIPT i një subjekti dhe të hyjnë te tjetri, edhe pse e mbyll platformën hapet i njëjti NIPT.

Teksa Agjencia Kombëtare për Shërbimin e Informacionit (AKSHI), që menaxhon E-albania thotë se sistemi është në rregull, për financierët, kryerja e detyrave të tyre të përditshme është kthyer në një ferr të vërtetë, që nuk duket se po merr zgjidhje.