FETO si një organizatë terroriste e gjeneratës së re kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, theksoi një raport i përgatitur nga Akademia e Policisë së Turqisë i titulluar “FETO si një kërcënim ndërkombëtar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raport, në të cilin janë përfshirë analiza të detajuara rreth marrëdhënieve të organizatës me shërbimet e huaja të inteligjencës dhe aktivitetet e saj në vendet e ndryshme të botës, renditen informacione mbi historikun e grupit terrorist, veçoritë themelore dhe synimet, strukturimet në media dhe në arsim, si dhe strukturimet e saj në SHBA, Evropë, Ballkan, Lindja e Mesme, Afrikë, Rusi, Azinë Qendrore dhe në Kaukaz.
– FETO, “organizatë terroriste e gjeneratës së re”
Më tej në raport është theksuar se grupi është “një organizatë terroriste e gjeneratës së re” e cila përveç kërcënimit ndaj Turqisë, me ndikimet rajonale dhe globale, ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ka potencialin për të kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nxjerrja në dritë e strukturimit ndërkombëtar të organizatës, thuhet në raport, nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin e sigurisë kombëtare të Turqisë, por edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aktualisht qendra e operacioneve mbarëbotërore të organizatës, sqarohet më tej në raport, ndërsa theksohet se edhe vendet e Bashkimi Evropian (BE) janë në mesin e vendeve ku FETO është e organizuar në mënyrë të fuqishme dhe se lufta e efektive ndaj saj mund të jetë e suksesshme vetëm nëse zhvillohet në karakter ndërkombëtar, për arsye se FETO është një organizatë ndërkombëtare terroriste.


