FIFA pezullon anëtarësimin e Sierra Leones

Në njoftimin nga FIFA, është theksuar se të gjitha aktivitetet e futbollit janë pezulluar në vend pasi qeveria ka ndërhyrë në Unionin e Futbollit të Sierra Leones (SLFA)

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka pezulluar anëtarësimin e shtetit perëndimor afrikan Sierra Leone për “shkak të ndërhyrjes së shtetit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga FIFA, është theksuar se të gjitha aktivitetet e futbollit janë pezulluar në vend pasi qeveria ka ndërhyrë në Unionin e Futbollit të Sierra Leones (SLFA).

Sipas kësaj kombëtarja dhe klubet të SLFA nuk do të mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Në njoftim gjithashtu është kërkuar që të anulohet vendimi i për largimin nga detyra të kryetarit të SLFA, Isha Johanssen dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Chris Kamara.

Për Johanssen dhe Kamar kishte filluar hetim me pretendim se kanë bërë korrupsion, ku më pas ishin larguar nga detyra.

Ende nuk ka deklaratë nga Ministria e Sportit e Sierra Leones.

Kombëtarja e Sierra Leones, do të luante përballë Gana-n më 11 tetor në Kupën e Kombeve të Afrikës.