FIFA publikon listën e 11 kandidatëve për trajnerin e vitit

Në listë është edhe Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës në futboll e cila fitoi titullin e kampionit të botës në "Rusi 2018"

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar listën e 11 kandidatëve për trajnerin më të mirë për vitin 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së publikuar në faqen e internetit të FIFA-s, në listë është edhe Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës në futboll e cila fitoi titullin e kampionit të botës në “Rusi 2018” si dhe Zinedine Zidane i cili arriti të fitojë titullin e kampionit për herë të tretë me radhë në Ligën e Kampionëve me klubin spanjoll të Real Madridit.

Lista e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit është si më poshtë:

Massimiliano Allegri (Juventus)

Stanislav Cherchesov (kombëtarja e Rusisë)

Zlatko Daliç (kombëtarja e Kroacisë)

Didier Deschamps (kombëtarja e Francës)

Pep Guardiola (Manchester City)

Jurgen Klopp (Liverpool)

Roberto Martinez (kombëtarja e Belgjikës)

Diego Simeone (Atletico Madrid)

Gareth Southgate (kombëtarja e Anglisë)

Ernesto Valverde (Barcelonë)

Zinedine Zidane (Real Madrid)

Lista e kandidatëve pas votimit që do të bëhet nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve si dhe nga tifozët e gazetarët do të ulet në 3 kandidatë. Trajneri më i mirë do të shpallet në një ceremoni që do të mbahet më 24 shtator në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër.