Një nëpunës filipinas është shprehur se së paku 40 persona, kryesisht minatorë që kërkojnë ar, kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në veri të vendit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë gjetur dhe nxjerrë shtatë kufoma, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari policor Pelita Tacio tha se një pjesë e shpatit malor u shemb dhe shkatërroi ndërtesën në të cilin ishin të vendosur minatorët në fshatin e largët të provincës Benguet, e cila është e pasur me ar dhe në të cilën të shtunën u godit nga tajfuni “Mangkhut“.
Ndërkohë theksohet se nga tajfuni janë prekur më shumë se 250 mijë njerëz.
Gjithashtu theksohet se tajfuni ka humbur ndikimin e tij në Filipine duke ulur shpejtësinë e tij deri në 100 km dhe se është duke lëvizur drejt pjesës jugore të Kinës dhe Hong Kongut.
Qendra e Paralajmërimit të Tajfuneve në Hawaii kishte njoftuar se tajfuni i cili u shfaq në veri të Oqeanit Paqësor u shndërrua në një “super tajfun” në forcën e stuhisë të kategorisë 5.



