Fillojnë punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Pas një pritje të gjatë e 8 vjet pas vënies së gurëthemelit, sot sërish kanë filluar punimet në ndërtimin e Xhamisë Qëndrore në Prishtinë. Këtë lajm e bënë të ditur Bashkësia Islame të Kosovës në faqen e saj zyrtare në internet, përcjell Gazeta Mejdani.

Në njoftimin që e jep Bashkësia Islame, thuhet: “Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës”.

Nuk ka dyshim se kjo xhami sadopak do t’i plotësojë nevojat e besitmarëve muslimanë të kryeqytetit, të cilët, deri më tani, në mungesë të hapësirës nëpër xhamia, janë detyruar të falen edhe jashtë në rrugë nën vapën përcëlluese të verës dhe në acarin e dimrit.

Disponimi i qytetarëve për këtë hap është tejet i mirë dhe një numër i madh i tyre kanë shprehur gëzimet e papërpbajtshme të tyre.