Fillon mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë

Pas përfundimit të sesionit plenar të mbledhjes do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe në fund dy kryeministrat, Rama dhe Hoti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat...

Në Shqipëri po mbahet sot mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë mes dy vendeve do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi, raporton Anadolu Agency(AA).

Fillimisht është organizuar ceremonia zyrtare e pritjes përpara Pallatit të Kongreseve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për delegacionin e Qeverisë së Kosovës kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar kanë pritur delegacion qeveritar të Kosovës me ceremoni zyrtare, me nderime ushtarake.

Pas përfundimit të sesionit plenar të mbledhjes do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe në fund dy kryeministrat, Rama dhe Hoti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Që nga viti 2014 Shqipëria dhe Kosova kanë mbajtur disa mbledhje të përbashkëta qeveritare, duke nënshkruar marrëveshje në sektorë të ndryshëm më fokus rritjen e bashkëpunimit ekonomik, në arsim, në fushën e rinisë, në fushën e shëndetësisë dhe sektorë të tjerë.