Fillon shkolla! Mësuesit me certifikata vaksinimi ose test të Covid-19, nxënësit me maska e distancë (MASAT)

Sot ka startuar viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar në Shqipëri. Këtë herë gjithë nxënësit e mësuesit mund të zhvillojnë mësim fizikisht, por me masa.

Mësuesit janë të detyruar që të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është detyueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse të shkurtuara nga 30 minuta.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789PreviousNext
Deri në klasën e pestë mësimi do të zhvillohet me dy turne në orare të ndryshme.

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi i kërkoi nxënësve e mësuesve të zbatojnë masat anti-covid pasi siguria dhe shëndeti janë parësore.