Firmat për thirrjen e Kuvendit, Berisha mbetet vetëm me 4 deputetë në konferencë

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë për shtyp me gazetarë për mbledhjen e 4200 firmave për thirrjen e Kuvendit.

Në sallë u vu re se të pranishëm ishin vetëm 4 deputetë që kanë dalë hapur pro tij, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka dhe Tritan Shehu. Më vonë ata u panë të dorëzojnë firmat në selinë blu.

Pavarësisht se ishin të pranishëm ish-zyrtarë të tjerë, 55 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë zgjedhur të mos jenë pjesë e tij.