Firmoset marrëveshja me Emiratet e Bashkuara; 2000 apartamente të reja dhe një program investimesh direkte në Durrës

“Rastësia e desh që sot në 1 vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara, për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, për firmosjen e marrëveshjes së financimit e ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase.

Rastësia e desh që sot në 1 vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara, për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

Ishte mirësia vëllazërore  e një miku shumë të çmuar, Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, që në ato ditë aq të zymta më hapi derën e shtëpisë së tij dhe ma dëgjoi lutjen për ndihmë, e cila bëri të mundur manifestimin e jashtëzakonshëm dhe të paharrueshëm të solidaritetit nga ana e Emirateve të Bashkuara për Shqipërinë, në Konferencën e Brukselit.

Qeveria shqiptare do të financojë krejt infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë, ndërsa sipërmarrësi i mirënjohur i botës arabe, Mohamed Alabbar, krijuesi i disa prej ngrehinave më mbresëlënëse, por jo vetem, si përshembull, Burj Khalifa, godina më e lartë e Dubait, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës dhe qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga goditja e 26 nëntorit të shkuar.  

Marrëveshja do të hapë rrugën për negociata direkte qeverisë shqiptare me sipërmarrjen emiratase për investime të drejtëpërdrejta në Shqipëri, duke nisur nga Durrës. Duke e nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e Portit të mallrave në Durrës, në një nga portet më të bukura turistike të Mesdheut” tha kryeministri Rama. /Scan