Firmosi me bujë te Santos, Robinho bëhet menjëherë çështje

Shtohen polemikat për rikthimin e Robinhos, kërkohet bllokimi i aktivizimit të tij

Robinho rikthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë jo më për arritjet e tij në një ndeshje futbolli por për bëmat jashtë fushave të lojës. Robinho ka hapur polemika të mëdha me rikthimin e tij te klubi ku hodhi hapat e para, madje lajmi për kthimin e veteranit paulist pikërisht në radhët e klubit që e bëri të famshëm ka indinjuar pa masë mbarë opinionin publik.Robinho returns to Santos on a five-year contract – Sambafoot.com

Pak ditë më parë 36-vjeçari nga Sao Vicente firmosi një kontratë 5-mujore me drejtuesit e Santosit, megjithatë siç dihet mbi të vazhdon të qëndrojë pezull dënimi i shkallës së parë, për përdhunimin e një vajze me origjinë shqiptare, masë e marrë në vitin 2017 nga Gjykata e Milanos, pas shqyrtimit të akuzave që rëndonin mbi futbollistin e famshëm brazilian, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Robinho aktivizohej në radhët e klubit të Milanit.

Mediat dhe opinioni publik kanë reaguar me tone të forta, duke kritikuar ashpër drejtuesit e Santosit, në lidhje me vendimin për të rikthyer në skuadër një lojtar me probleme të tilla. Pas kritikave të shumta tani kanë filluar edhe veprimet konkrete, që po e vendosin klubin e mirënjohur paulist gjithmonë e më në vështirësi. Pasojat e para filluan të ndihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në aspektin financiar, sepse pas presionit të madh të opinionit publik klubi bëhet gati të humbasë njërin prej sponsorëve kryesorë.Brazil: Robinho returns to Santos and will earn close to minimum wage |  MARCA in English

Të mërkurën në mbrëmje sponsori që vendoste emrin brenda numrave të futbollistëve nëpër fanella vendosi të tërhiqej përfundimisht. Firma që mbulonte diçka më pak se 10% të të ardhurave të përgjithshme, nga përfitimet e klubit nëpërmjet mbështetjes së sponsorëve të ndryshëm, vendosi që të zgjidhë në këtë mënyrë përfundimisht kontratën me drejtuesit e Santosit. Në një komunikatë të bërë zyrtare drejtuesit e këtij sponsori deklaruan se pavarësisht historisë dhe respektit për klubin e mirënjohur paulist përsëri u arrit në prishjen e detyrueshme të kontratës.

Sipas krerëve të këtij sponsori ky ishte një gjest i pashmangshëm dhe i detyrueshëm, për shkak të ndjeshmërisë së madhe që transmeton vetvetiu një çështje e tillë kundrejt publikut femëror dhe të drejtave të pakundërshtueshme të kësaj shtrese të gjerë. Krerët e Santosit u munduan menjëherë për të reaguar, duke nxjerrë në pah impenjimin e madh nga ana e tyre për luftën kundër dhunës në familje dhe betejën për të respektuar të drejtat e grave, por në fakt gjithçka rezultoi e kotë.Robinho rikthehet te Santos për vetëm 230 euro në muaj! – SuperSport

Ndërkohë janë të shumtë edhe sponsorët e tjerë që reaguan pa humbur kohë, natyrisht të pakënaqur nga dëmtimi i imazhit dhe vënia e emrit të tyre përbri atij të Robinho-s. Nuk ka munguar gjithashtu edhe një ankesë zyrtare e paraqitur në Gjykatën e Lartë Sportive nga ana e 13 organizatave të ndryshme që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave. Gjatë kohës që sponsorët po mendojnë për t’u larguar një e nga një, ka edhe nga ata që po bëjnë çmos për të ndalur zbritjen në fushë të sulmuesit 36-vjeçar, duke kërkuar madje edhe përjashtimin e lojtarit nga regjistri zyrtar i futbollistëve të federuar, në bazë të normave të përcaktuara qartë në lidhje me rregulloren disiplinore të lojtarëve profesionistë.

Në aspektin juridik dosja e tij është akoma e hapur, siç vë në dukje edhe vetë pala mbrojtëse, që apeloi menjëherë çështjen pas dënimit të Robinho-s nga ana e Gjykatës së Milanos, sidoqoftë pavarësisht vonesave, shtyrjeve dhe ndërprerjeve të shumta gjithçka mund të qartësohet brenda këtij viti, duke patur parasysh që seanca e radhës është përcaktuar të mbahet më datën 10 dhjetor.Robinho returns to Santos – Pledge Times