Fondacioni Aziz Mahmud Hüdayi nga Turqia shpërndau mish kurbani për familjet në nevojë në Shqipëri

Çdo vit me rastin e Kurban Bajramit, Fondacioni Hudayi shpërndan pako në 45 vende të botës dhe përfitojnë mëse 2 milionë nevojtarë.

Fondacioni nga Turqia Aziz Mahmud Hüdayi në bashkëpunim me Shoqatën Istanbul shpërndanë pako me mish kurbani për qindra familje në qytete të ndryshme të Shqipërisë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Njerëz në nevojë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë përfituan nga ky shërbim, pako të cilat shkruan për familjet në nevojë, jetimët, besimtarë myslimanë dhe shtresa me probleme të ndryshme shoqërore dhe individuale.

Çdo vit me rastin e Kurban Bajramit, Fondacioni Aziz Mahmud Hüdayi shpërndan pako në 45 vende të botës dhe përfitojnë mese 2 milionë nevojtarë.

Themeluar në 1985, prej tre dekadash ky fondacion është përkushtuar ndihmesës së njerëzve në nevojë përfshirë edhe Shqipërinë. Fondacioni Aziz Mahmud Hüdayi jep kontributin e tij edhe në fushën e arsimit dhe edukimit.

Misioni kryesor i tij është promovimi i vlerave më të larta njerëzore dhe humane. Shoqata Istanbul ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri prej 20 vitesh me duke kontribuuar kryesisht në fushën e arsimit por edhe të përkrahjes së njerëzve në nevojë.