Fondacioni Turk Maarif organizon panair për karrierën

Panairi një ditor ka mbledhur së bashku pedagogë, studentë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme në vend të cilët paraqitën ofertat e tyre të punësimit

Mbahet në Tiranë panairi i karrierës nën kujdesin e zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri dhe Universitetit New York Tirana, raporton Anadolu Agency (AA).

Panairi një ditor ka mbledhur së bashku pedagogë, studentë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme në vend të cilët paraqitën ofertat e tyre të punësimit, ndërsa synon të ofrojë ndihmë për studentët në tregun e punës.

Në hapje të panairit zëvendësrektorja e Universitetit New York Tirana, Nertila Gjini, tha: “Jam shumë krenare që nga disa përfaqësuesit e kompanive që janë paraqitur këtu, ne kemi që janë ish-studentët tanë”.

Ajo theksoi se shpreson që ndërlidhja mes studentëve dhe kompanive të jetë sa më e mirë.

Panairi i karrierës në këtë universitet është kthyer në traditë shumëvjeçare nëpërmjet të cilit studentët e Universitetit New York Tirana por jo vetëm, takohen me kompani dhe sipërmarrje të ndryshme ku shikohen mundësitë e punësimit.

Fondacioni Turk Maarif administron disa institucione arsimore në Shqipëri, përfshirë edhe Universitetin New York Tirana.