Forcat e Armatosura Turke (TSK) neutralizuan gjithsej 68 terroristë në operacionet e kryera javën e kaluar, duke përfshirë edhe dy njerëz kryesorë në organizatat terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke thuhet se operacionet u zhvilluan kundër anëtarëve të organizatës terroriste PKK/KCK në fushat e Sirnak, Siirt, Diyarbakir, Agria dhe Irakut verior midis 28 shtatorit dhe 4 tetorit.
U theksua gjithashtu se në këto operacione u neutralizuan 68 terroristë, nga të cilët 12 ishin brenda vendit dhe 56 jashtë. Përveç kësaj, sasi të konsiderueshme të armëve dhe municioneve që u përkisnin terroristëve u shkatërruan në operacionet e forcave turke. Në njoftimin thuhet se nëntë ushtarë humbën jetën dhe u plagosën gjatë operacioneve.
Gjithashtu thuhet se 4,584 terroristë u neutralizuan në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” në krahinën siriane Afrin.
PKK është një organizatë separatiste që gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës terroriste më shumë se tre dekada kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40,000 persona.



